Bale, në të ardhmen te Real Madrid
Sipas asaj që lexohet në faqet e britanikes "Sunday Mirror", Real Madrid po punon për të sjellë në një të ardhme të afërt uellsianin e Tottenham, Gareth Bale. Galaktikët janë në pritje të momentit kur "Gjelat" e Londrës do të nxjerrin në shitje yllin e tyre.

Real Madrid dhe Tottenham kanë firmosur me njëri-tjetrin një marrëveshje bilaterale ku përfshihen futbollistë, trajnerë, marketing e gjëra të tjera të këtij lloji.

Për Gareth Bale ka një interesim të fortë nga Barcelona dhe Manchester United. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2012, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori