Bale: Negociatat e gjata më stresuan
Gareth Bale rikthehet të flasë për transferimin e tij te Real Madrid, që shënoi një rekord në historinë e futbollit. 24-vjeçari uellsian e pranon që gjatë kohës së negociatave ka qenë shumë i stresuar, por tashmë gjithcka po I kthehet normalitetit. Bale këmbëngul sërish se oferta e "Los Blancos" është nga ato mundësi që të jepen vetëm një herë në jetë.

"Më duhet ta pranoj, kam kaluar disa ditë të turbullta, por tashmë jam shumë i qetë dhe po i kthehem normalitetit. Nga moment që Real Madrid paraqiti ofertën, gjithçka u bë e vështirë. Sigurisht që kam patur disa momente jo të këndshme te Tottenham, por në përgjithësi ia kam kaluar shumë mirë. Kur në jetë të vjen një mundësi dhe ti mendon se mund të të mbetet peng gjithë jetën nëse e refuzon, sigurisht që do ta marrësh parasysh. Tashmë unë shikoj vetëm nga e ardhmja", deklaron Bale.

Sipas uellsianit, nuk është vetëm pjesëmarrja në Champions League që e nxiti të pranonte ofertën e klubit madrilen: "Nuk mendoj se dikush do të refuzonte ofertën e Realit. Unë dua të luaj në Champions League, por sigurisht edhe të fitoj trofe. Real Madrid ma ofron këtë mundësi, sepse është pretendent në cdo kompeticion".

Edhe pse është lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit, Bale mendon se do të përmirësohet edhe më shumë si futbollist vetëm për faktin që do të luajë përkrah yjeve të tillë si Cristiano Ronaldo apo Karim Benzema.

"Jam shumë i kënaqur që luaj përkrah lojtarëve të mëdhenj. Cristiano Ronaldo për mendimin tim është futbollisti më I mirë në botë. Ai ka fituar gjithçka si futbollist dhe unë do të mësoj shumë prej tij. Mendoj se mund të përmirësohem më shumë përkrah lojtarëve të mëdhenj, një trajneri të madh", vijoi 24-vjeçari.

Bale shpjegon në fund se biseda me Zinedine Zidane ishte thelbësore në vendimin e tij për të nisur një karriertë të re profesionale me "Los Blancos".

"E kam të vështirë ta përshkruaj momentin kur një nga më të mëdhenjtë e historisë së futbollit Zinedine Zidane, erdhi dhë më tha gjëra që për mua ishin sureale. Ata shfaqën besim të madh tek unë dhe më bënë të mendoj se jam vërtet një futbollist I mirë për ta merituar bluzën e Realit", përfundoi Gareth Bale. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori