Bale nuk huazohet, mbetet në Madrid osë shitet
Mardhëniet e Zidane me Bale nuk janë shumë të mira që nga rikthimi i francezit në krye të Real Madrid.

E ardhmja e uellsianit është larg nga "Santiago Bernabeu" dhe një huazim te Manchester United ishte përfolur shumë.

Por menaxheri i tij, Jonathan Barnet ka thënë se klienti i tij nuk do të huazohet, ai ose shitet ose qëndron në Madrid.

"Unë nuk mendoj se ai dëshiron të huazohet. Ai ka një jetë dhe shtëpi të këndshme në Spanjë. Unë mendoj se do të duhej diçka e jashtëzakonshme për të që të largohej dhe huazimi nuk është zgjidhje".

"Natyrisht, situata e Gareth në Real nuk është përmirësuar", ka thënë Barnet.

Agjenti i Bale u përgjigj gjithashtu për një transferim të mundshëm tek Manchester United.

"Ai mund të shkoj atje. Unë mendoj se ai mund të bëjë shumë mirë – ai është ende një nga lojtarët më të mirë në botë. Por është shumë e vështirë", ka shtuar agjenti.
Shtuar më 18/06/2019, ora 21:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori