Bale nuk ndreqet, i bën presion Realit me deklaratën e fundit
Sulmuesi, Gareth Bale vijon të befasojë me deklaratat e tij.

Forma e dobët që po kalon është reflektuar ndjeshëm te loja e Realit të Madridit, që kryeson La Liga me pikë të njëjta me Barcelonën. Por, deklarata e fundit pritet të mos pëlqehet aspak nga Zinedine Zidane dhe kryesia e klubit spanjoll.

Para sfidës mes Azerbajxhanit dhe Uellsit, 30-vjeçari ka deklaruar se i pëlqen të përfaqësojë më shumë vendin e tij se sa klubi.

"Me Uellsin, unë po flas gjuhën time dhe ndihem më rehat. Patjetër që kam pak më shumë eksitim duke luajtur për Uellsin. Kam luajtur me shumicën e këtyre lojtarëve. Është si të luash me shokët e tu në park një të diel. Por ende nuk e ndryshon atë që jap në fushë. Unë gjithmonë jap 100% kudo ku jam dhe kjo është ajo që unë gjithmonë përpiqem ta bëj," tha Bale në konferencën për shtyp.

Uellsi është ende në garë për një biletë që të dërgon direkt në Europianin 2020.

Megjithatë, britanikët do të shpresojnë të marrin maskimumin në sfidat me Azerbajxhanin të shtunën dhe Hungarinë të martën, me synimin që të ketë hapa fals si nga Kroacia apo dhe Sllovakia.

Aktualisht, Uellsi mban vendin e katërt me 8 pikë, dy më pak se Sllovakia dhe katër më pak nga Hungaria.
Shtuar më 15/11/2019, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori