Dimitar
Berbatov këmbëngul se Tottenham duhet të rikthejë Gareth Bale
përsëri në
Real Madrid në fund të huazimit të tij nëse forma e tij nuk përmirësohet.
Sulmuesi uellsian nuk ka arritur të bëjë ndikim në Tottenham – pasi u bashkua
përsëri me klubin.
Por
Berbatov është çuditur nga ndikimi i Bale, me vetëm tre gola në 12 paraqitje në të gjitha garat, dhe këmbëngul se do të jetë një "vendim i lehtë" për Jose Mourinho për ta dërguar atë
përsëri në
Real Madrid.
“Unë prisja shumë nga ai, me të Son dhe Kane mendoja që mund të rivalizonte treshen sulmuese të Liverpool, për shembull”, tha
Berbatov për Perform News.“Për momentin është 100 për qind që nuk po funksionion. Shpresojmë që ai të kthehet në 100 përqind dhe të fillojë të luajë. Nëse jo, në fund të fundit, është një vendim i lehtë – ai mund të kthehet në
Madrid”, përfundoi
Berbatov.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 16:48