Bale nuk po ze "karar", Zidane: Uroj mos mungojë më
Në një konferencë për shtyp trajneri i Real Madridit ka folur për përballjes së dielës ndaj Valladolid në La Liga. Mes shumë temave që foli u përfshi edhe Gareth Bale.

Francezi Zinedine Zidane e shprehu mendimin e tij se ndeshja nuk do të ishte aspak e lehtë, përkundër që skuadra e tij ka qenë në formë të mirë gjatë kohës së fundit, transmeton Gazeta Express.

"Ne jemi në një moment të mirë dhe duam të vazhdojmë kështu. Asgjë më shumë. Është e vështirë kur ke ndeshje çdo tre ditë, por kjo është një histori tjetër. Nesër do të jetë e vështirë. Valladolidi e ka humbur vetëm një ndeshje në shtëpi", ka thënë Zidane.

Gareth Bale është lënduar sërish pasi që e pësoi një goditje në kyçin e këmbës në përballjen e mesjavës në Kupën e Mbretit kundër Unionistas de Salamanca.

"Është për të ardhur keq që s’e kemi në dispozicion. I pari që s’është i lumtur me këtë është ai. Ai dëshiron të jetë këtu dhe të luajë. Shpresoj se ai do të jetë me në të hënën", shtoi Zidane.

"Unë shqetësohem kur një lojtar është i lënduar. Preferoj të kem dhimbje koke shkaku i zgjedhjes së skuadrës. Është një problem i vogël, vetëm një ndrydhje e kyçit të këmbës që bëri pak dëm. Shpresoj se ai s’do të mungojë më në ndeshje dhe do të mundë të punojë vazhdimisht".
Shtuar më 25/01/2020, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori