Bale nuk shitet as për 300 milionë
Shtëpia e Gareth Bale është në Madrid. Në mediat angleze është folur shumë për një rikthim të tij në Premier League por vetë lojtari nuk e mendon këtë gjë e aq më pak drejtuesit "Los Blancos", të cilët pranojnë se i gjithë projekti i Real Madrid ka si bazë disa lojtare kryesorë dhe një prej tyre është dhe uellsjani.

Bale është një nga të preferuarit e presidentit Florentino Perez dhe askush nuk ka ndermënd të dëgjojë ndonje ofertë për të.

Sipas klubit, Bale është i paprekshëm dhe nuk ka asnjë diskutim mbi të ardhmen e tij tek "Galaktikët". Lojtari mund të ketë vështirësi në adaptimin e tij në Spanjë, gjuhën e folur dhe mbase pozicioni ku luan nuk është i më i përshtatshmi por nuk ka asnjë dyshim në vazhdimësinë e tij tek Reali. Luan në finale , shënon, dhe është deciziv.

Kjo është pikërisht ajo çka bën që presidenti Perez të jetë i dashuruar me lojtarin për te cilin nuk pranon as 300 milionë euro.

Reali i Madridit mendon se 90 mln eurot e derdhura ne arkën e Tottenhamit nuk kanë shkuar dëm pasi investimi ka qënë një nga më të miret që ka bërë klubi këto vitet e fundit. Shumë drejtues të klubit shohin tek uellsjani Topin e Artë në të ardhmen e afërt. Futbollistit nuk i bën përshtypje presioni, sa me i lartë të jete aq më shumë shfaqet në fushe duke shënuar si në finalen e Kupës së Mbretit në "Mestalla" kunder Barcelonës ashtu edhe në finalen e Champions League perballë Atletico Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2014, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori