Bale rikthehet në stërvitje me Realin
Gareth Bale është rikthyer në stërvitje me Real Madridin, dy ditë pasi u tall me klubin madrilen pas një ndeshjeje me Kombëtaren e vet, Uellsin.

Për herë të parë pas një muaji, Bale u stërvit normalisht me bashkëlojtarët e tij të Real Madridit, pasi mungonte në stërvitje që prej 14 tetorit.

Si rezultat, përkundër gjithë asaj që ndodhi sa ishte me Uellsin, Bale pritet të luajë kundër Real Sociedadit të shtunën.

Ai do të jetë të paktën në bankën rezervë, edhe pse të martën u tall me klubin duke e festuar kualifikimin e Uellsit në Euro 2020.

Bale pozoi para një flamuri që thoshte: “Uellsi. Golfi. Real Madridi. Sipas kësaj renditjeje.” Kjo s’u prit aspak mirë nga legjendat dhe tifozët e Real Madridit.

Megjithatë, klubi ka vendosur ta injorojë këtë që ndodhi dhe të ecë përpara, duke theksuar nevojën që e ka për uellsianin.
Shtuar më 21/11/2019, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori