Ballack: Bayern fiton Champions-in
Ish futbollisti i Bayern Munchen dhe Chelsea, Michael Ballack beson fuqishëm se Bayern do të jetë kampioni i ri i Europës për klube. Mesfushori gjerman që ka luajtur me të dy skuadrat, është optimist për bavarezët në finalen e Champions League ndaj Chelsea.

Michael Ballack mendon se vetëm Barcelona mund të fitonte ndaj Bayern në Ligën e Kampioneve nëse do të dilte në finalen e "Allianz Arena" në 19 Maj.

35- vjecari ishte pjesë e ekipit të Bayer Leverkusen që u ironizua me emrin "Neverkusen" pasi humbi finalen e Championsit përballë Real Madridit të Zinedine Zidane në sezonin 2001/02.

" Unë mendoj që vetëm Barcelona mund të ishte e aftë që të luante një finale në Munchen, dhe të fitonte ndaj skuadrës së Bayern. Mendoj se Bayern është favorit pasi ka një avantazh të madh që luan në shtëpi në finale. Këtë avantazh emocional nuk mund ta kompensojë dot Chelsea", deklaroi Michael Ballack. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2012, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori