Ballack: Dua te bej histori me Chelsean
Pëlqej
Albeu.com
Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, thotë se është i lumtur në klub dhe se dëshiron ta përfundojë karrierën në Stamford Bridge.
Gjermani në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë, por është i bindur se do të mbetet edhe pse negociatat për vazhdimin e kontratës ende nuk kanë filluar.

“Jam i qetë rreth marrëveshjes. Më pëlqen Chelsea. Si lojtar duhet të keni një ndjenjë të mirë për atë ku jeni dhe nuk ka nevojë të ndërroni klube, pasi ndjehem i lumtur”, ka thënë Ballack.

“Nuk kam 25 vjet të mendoj për klubet ku dëshiroj të shkoj. Tash luaj në një prej klubeve më të mëdha në botë. Ende mund të përmirësohemi dhe unë dua të jem pjesë e kësaj”, ka shtuar gjermani.

“Ndjehem i fortë dhe mund ta mendoj veten duke e përfunduar karrierën në Chelsea. Po ashtu dua të fitoj edhe shumë trofe. Sezonin e kaluar ishim afër Ligës së Kampionëve, dhe këto janë ditë kur mund ta shkruash historinë dhe këtë edhe e dëshiroj”, ka përfunduar Ballack.
Shtuar më 14/11/2008, ora 20:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori