Ballack mungon në ndeshjen e parë, në vendin e tij Borovski dhe Kehl
Albeu.com
Mikael Ballack nuk do të luajë në ndeshjen e parë të Botërorit përballë Kosta Rikës. Mesfushori i B.Munich dhe i kombëtares gjermane ende nuk ka rikuperuar dëmtimin pulpën e djathtë.Traineri i kombëtares gjermane Jurgen Klinsman ka deklaruar në një konferencë shtypi që stafi mjeksor po bën të pamundurën. "Kemi shumë nevojë për Ballak por gjithsesi ai nuk do të luaj të premten-ka pohuar Klinsman. Mikaeli është kapiteni dhe lideri ynë dhe është mëkat që ai nuk do të jetë në ndeshjen hapëse. Gjithsesi mundesa e Ballak nuk ëhstë një tragjedi për ne. Kemi qenë të pregatitur për cdo lloj dëmtimi, përfshi edhe këtë. Pastaj ne kërkojmë të luajmë gjatë gjithë botërorit kështu që edhe Ballak do të ketë kohë për të luajtur. Kemi njërezit e duhur për të zëvendësuar atë, janë Tim Borovski dhe Sebastian Kehl, ka përfunduar tekniku gjerman.
Shtuar më 08/06/2006, ora 16:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori