Ballist Morina rrezikon 7 deri në 15 vjet burg
Policia e Tiranës ka komunikuar se Ismail Morina, njohur me nofkën “Ballisti” ndodhet aktualisht në kushtet e paraburgimit.

Ndaj Morinës rëndon akuza e ‘mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’.

Sipas ligjit shqiptar, ai rrezikon nga shtatë në pesëmbëdhjetë vite burg.

Ndërsa në makinë atij u gjet edhe një armë tjetër, po pa leje. “Gjate kontrollit të makinës së tij ju gjet një pistolete tjetër TT me 30 fishekë”.

“Më daten 07¬10¬2015 efektivët e Komisariatit nr.1, ndaluan katër shtetas për armëmbajtje, filloi procedimi me katër autorë të arrestuar në flagrancë për veprat penale të: “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” nenei 278 i K.Penal ne ngarkim te shtetasit Ismail Morinaj, lindur ne Kukes dhe banues ne Tirane”, sqaron komunikata për mediet e policisë. /Albeu.com/
Shtuar më 08/10/2015, ora 18:54
Tetova
e Enjte 8 Tetor 2015, Ora 19:00
Po pse 15 vjet burg nuk ekam te kjart aj nuk asht kriminel ki plot kriminela qer
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori