Ballistët i futin tmerrin maqedonasve, skuadra e njohur ua ndalon hyrjen në stadium
Skuadra maqedonase Akademija Pandev ua ka ndaluar
Ballistave hyrjen në
stadium për ndeshjen me Shkëndinë.
Ndeshja e javës së 19-të e
ligës maqedonase, që zhvillohet në Strumicë nuk do të ketë të pranishëm tifogrupin më të njohur shqiptar.
Ky është njoftimi i
Ballistave:
BALLISTËT NUK LEJOHEN TË UDHËTOJNË NË STRUMICË!
Entuziazmi i madh që na ka kapluar të gjithë neve, për t’a mbajtur titullin e kampionit në Tetovë, po na e ‘zbeh’ vendimi i klubit të futbollit ‘Akademija Pandev’ të cilët nuk na pranojnë si tifozë
mysafir në
stadiumin e Strumicës.
Ky vendim qesharak, nuk do të ndalojë ekipin tonë që të rikthehet fuqishem në gjysem-sezonin e
ligës futbollistike të Maqedonisë Veriore 2019-2020.
Tifogrupi ynë, bën hapur thirrje deri tek përgjegjësit e klubit të Shkëndijës, që tifozët
mysafir të cilët do të dëshirojnë të udhëtojnë në
Stadiumin e qytetit të Tetovës, t’ju jepet e drejta e tyre si tifoz
mysafir që të jenë prezent në
stadium, kështu që kualiteti i futbollit në vend të ngritet sa më lart dhe të arrihen hapat e duhura bashkë me klubin tonë KF Shkëndija.
KAMPIONI PO RIKTHEHET, BASHKË ME TË EDHE BALLISTËT.
Shtuar më 12/02/2020,
ora 18:46