Ballisti: I'u dha fund "Londrave 1913-she", droni i rradhës nga kulla Eiffel
Pas vendimit të CAS, që i dha tre pikët Shqipërisë, ka reaguar edhe njeriu më i famshëm i ndeshjes Serbi-Shqipëri, Ismail Morina, i njohur ndryshe edhe si Ballist Morina.

Ai shkruan në Facebook se një vendim i tillë i jep fund Londrave 1913-she ndaj kombit shqiptar, përcjell Portali Albeu

"Falenderoj Federaten Shqiptare te futbollit per punen profesionale qe ka bere gjat gjith ksaj kohe, falenderoj djemt tane te kombetares qe treguan çfare do te thote te jesh Shqiptar(Per mua ata qe ate nate jan Kampione Bote) dhe falenderoj te gjith ata qe me mbeshteten gjate gjith ksaj kohe.

Le te jete ky vendim si diçka qe ju jep fund "LONDRAVE 1913-she ndaj kombit tone. Rofte Shqypnia!!", shkruan Morina në Facebook.

Më pas ai shton se do të jetë i pranishëm në Francë, aty ku Shqipëria do të marrë pjesë në Euro 2016 duke premtuar se tashmë do ta ngrejë dronin nga kulla Eiffel.

"Tani që morëm tre pikët dronin e rradhës do ta ngre mes Parisit, në kullën Eiffel", shkruan ai. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2015, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori