Ballisti merr mirënjohje nga veteranët e UÇK-së (FOTO)

Ismail Morina mori mirënjohje nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UҪK-së në Dukagjin.

Gjesti i ballist Morinës në Beograd në ndeshjen Serbi – Shqipëri, ku ai ngriti flamurin kombëtar me hartën e Shqipërisë Etnike i ka dhënë atij një famë të jashtëzakonshme.

“Për kontributin dhe guximin tuaj në aktin atdhetarë duke bërë hartën tonë etnike dhe personalitetet madhore të pavarësisë të flutrojnë nënqiellit të karpatianëve sllavë!”, shkruhej në arsyetimin e dhënies së mirënjohjes./albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 20:53
Alfi Mustafa
e Premte 10 Prill 2015, Ora 10:47
E cfare flamuri ngriti ky more injorante? Ai eshte nje mashtrues qe i sherbeu ashtu sic duhet Serbise. Flamuri i shqiptareve eshte i kuq dhe jo i zi si flamuri i ISIS. Ismail Morina nuk ka qene fare ne Beograd e jo me qe te kete ngritur ndonje flamur. Llogjikoni ftohte dhe mos e perzieni luften heroike te UCK me aktin e pakryer te Morines. Fama e tij mashtruese eshte vertete e jashtezakonshme. Kontrollojani pasaporten! Ai nuk ka hyre fare ne Serbi diten e ndeshjes. Po te ishte vertet ai autori, sot ai do ishte deshmor i atdheut. Dronin e futen ne stadiumin "Partizan" te Beogradit vete sherbimet sekrete serbe ne momentin qe per shkak te rremujes ne stadium, hedhjes se sendeve te forta ne fushe kundrejt lojtareve shqiptare, Serbia do te ndeshkohej 3-0 ne tavoline nga UEFA. Futja e dronit me bannerin fallco ishte nje kunderpeshe ndaj denimit qe do te pesonte Serbia. Prandaj te nderuar dhe te respektuar veterane te UCK se lavdishme, mos u beni pre e provokimeve serbe. Ismail Morina qe merr persiper aktin heroik te paqene thjesht po luan lojen e serbeve dhe po i demton mjaft shqiptaret. Ai duhet denuar per mashtrim te opinionit mbareshqiptar dhe boteror dhe jo duhet nderuar.
tropoja
e Premte 10 Prill 2015, Ora 11:06
ke plotesisht te drejt alfi, nuk e hodhen shqiptaret ate flamur. komplet pune sherbimeve sekrete serbe.
Drini Preshev
e Premte 10 Prill 2015, Ora 11:40
Met vertet mkeni shti me dyshu ne ket procedur a eshte e mundur APO jo ne ket qka po e thoni ju.. Ishalla nuk del keshtu qka po thuani ju se pastaj duhet pshty ne fetyr ket Zotri
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori