Ballisti Morina i braktisur, fati i tij vendoset nga Kroacia
Pëlqej
Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburevic në një intervistë për të përditshmen Blic ka foluar në lidhje me çështjen e ekstradimit të shqiptarit Ismail Morina. Në fjalët e saj duket se shanset që një veprim i tillë të ndodhë janë të pakta, sepse afatet ligjore për t’u kryer ekstradimi janë plotësuar, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Në intervistën e dhënë, Kuburevic shprehet se nuk ka informacion se kur homologu i saj kroat do të marrë vendimin për ektradimin e Ismail Morinës dhe nëse shteti kroat do ta japë apo jo pëlqimin që një veprim i tillë të kryhet. Sidoqoftë Kuburevic vë në dukje se nuk nuk ka një afat në të cilin Ministri i Drejtësisë duhet të veprojë pas një vendimi të formës së prerë në kushtet për ekstradim.

Morina është në paraburgim në Dubrovnik që nga qershori 2017 kur u arrestua pas një urdhër arresti serb për shkak të hetimit të zhvilluar në Beograd lidhur me ndeshjen Serbi-Shqipëri në nëntor 2014. Morina shkaktoi incidentin që solli ndërprejen e ndeshjes me flamurin e Shqipërisë së Madhe, që e valëviti me dron mbi stadium gjatë ndeshjes. Mbi Ballist Morinën rëndon një akuzë absurde për veprën penale të lidhur me urrejtjen racore, fetare dhe kombëtare. Kohë më parë në lidhje më këtë çështje ndërhyri dhe kryeministri i shqipërisë, Edi Rama, i cili në një takim me homologun e tij kroat kërkoi një zgjidhje të arsyeshme./albeu.com/
Shtuar më 03/01/2018, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori