Mario Balotelli ka thënë se Leonardo
Bonucci është njeriu me fat që ai nuk ishte aty kur mbrojtësi italian tha se Moise
Kean pati pjesërisht faj për abuzimin racist që iu bë nga tifozët e
Cagliarit.
Ndaj
Kean u bënë thirrje raciste gjatë gjithë
ndeshjes që Juventusi e fitoi 2:0 të martën mbrëma në Sardegna Arena.
Kur e shënoi golin e dytë të bardhezinjve në minutën e 85-të,
Kean qëndroi i pa lëvizur me duart e shtrira para tifozëve ultras të
Cagliarit, të cilët reaguan edhe më ashpër dhe e abuzua haptazi me thirrje raciste.
Miralem Pjanic dhe Giorgio Chiellini u solidarizuan me të pas
ndeshjes, por Leonardo
Bonucci dhe – pak më but – trajneri Max Allegri pohuan se adoleshenti italian i provokoi tifozët e
Cagliarit.
"
Kean është dashur të festonte me bashkëlojtarët. Kishte thirrje raciste pas golit Blaise i dëgjoi dhe u zemërua. Mendoj se faji është 50-50, sepse Moise nuk është dashur ta bënte atë", pati thënë pas
ndeshjes Bonucci.
Këto deklarata e kanë zemëruar Balotellin, i cili shkroi në positimin e
Kean në Instagram duke i dalë në mbrojtje.
"Të lumtë! Dhe tregoji Bonuccit se është me fat që nuk isha aty. Në vend se të të mbronte, ai e bën këtë. Uau, sinqerisht jam i tronditur. Të dua, vëlla!" shkroi Balotelli. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2019,
ora 19:31