Baloteli dhuron “show” gjatë festimit të golit (VIDEO)


Mario Baloteli njihet si një nga futbollistët me karakterin më të veçantë. Pak momente më parë, italiani shënoi në ndeshjen përballë Sant Eitenit, duke i dhënë avantazhit Marsejës së tij. Goli ishte fantastik, me sulmuesin, që çoi topin në rrjetë pas një gjysmë roveshate, Shkruan Albeu.com

Pa i hequr meritat mënyrës së shënimit, festimi i golit ishte ai që vodhi vëmendjen e të gjithëve. Baloteli sapo shënon, merr menjëherë një telefon dhe bën një video selfie me shokët e ekipit. Por asgjë nuk mbaron këtu, pasi 29-vjeçari e ka postuar menjëherë në llogarinë e tij në Instagram.

Një nga gjestet më të veçanta të sulmuesit, i cili si gjithmonë, jep “show” brenda edhe jashtë fushe. /albeu.com/

Shtuar më 03/03/2019, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori