Baloteli: Mund të luaj sërish për Interin nëse ka më shumë pikë
Në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes miqësore Itali-Poloni, Mario Baloteli ka përfituar nga rasti për të folur mbi zërat e merkatos dhe kryesisht për Milanin dhe Interin.

"Kur kam qënë më afër Milanit? Nuk e di. Duhet të pyesni agjentin tim. Unë kam ende dëshirë të luaj në Lombardi, në Milano. Do të kthehesha edhe te Inter nëse është ambjenti i duhur dhe nëse tifozët të jenë të qetë dhe ekipi të jetë me pikë më shumë", u shpreh sulmuesi italian.

Në fund të konferencës, Mario Baloteli tha: " E ardhmja ime është në Premier League, avash-avash po fitoj sigurinë dhe po luaj me vazhdimësi", përfundon sulmuesi i Manchester City, Baloteli. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori