Baloteli po shqyrton ofertën e klubit të Serie A
Mario Baloteli prej 30 qershorit është pa skuadër, pasi kontrata e tij me Marsejën përfundoi në fund të sezonit.

Sulmuesi italian prej kohësh është në kërkim të një klubi të ri, për të vazhduar karrierën e tij, dhe ofertat nuk mungojnë.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, Baloteli ka marrë një ofertë nga Hellas Verona, të cilën po e merr në shqyrtim.

Edhe vetë lojtari ndihet i tunduar nga oferta e marrë, dhe të dyja palët shpresojnë se do të arrijnë një marrëveshje për transferimin e tij në Verona.

Agjenti Mino Raiola, dhe lojtari po e vlerësojnë propozimin e marrë, dhe shpresojnë që italiani do të arrijë një formë shumë të mirë, me klubin italian.
Shtuar më 02/08/2019, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori