Baloteli: Presion? Është thjesht një ndeshje futbolli
Tashmë që Italisë i mungojnë Antonio Cassano dhe Giuseppe Rossi, pesha kryesore e sulmit axurr bie mbi sulmuesin e Manchester City, Mario Balotelli. Ky i fundit duket se nuk e ka marrë me "frikë" detyrën e re dhe se nuk ndihet aspak nën presion.

“Nuk kam më shumë presion se herët e tjera. Unë gjithmonë i kam marrë përsipër përgjegjësitë në kombëtare edhe pse ka njerëz që nuk mendojnë kështu. Më vjen inat që flasin për jetën time private dhe jo për lojën në fushë, por gazetat angleze janë më keq se ato italiane”, thekson Balotelli nga grumbullimi i kombëtares italiane, raporton top-channel.

“Mendoj se unë së bashku me Rossin dhe Cassanon kur të kthehen nga dëmtimet mund të bëjmë një treshe të fortë. Mund të hyjmë në histori”, shtoi sulmuesi i Manchester City.

Më pas, Balotelli ka folur edhe për mënyrën e tij të lojës: “Unë jam qendërsulmues, por mund të luaj edhe në krah të sulmit. Kampionati anglez më ka mësuar që të bëj presion dhe të ndjek kundërshtarin kur humb topin.” /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori