Balotelli dëshiron të mbyllë karrierën në vendlindje
Prej kohësh kërkonte një rikthim në Serinë A, por në fund Mario Balotelli vendosi të transferohet te Marseille, po në kampionatin francez, ku prej dy sezonesh luante me skuadrën e Nices dhe arriti të rigjente qetësinë e munguar prej kohësh.

Sulmuesi italian zbuloi në një intervistë se do të donte të luante në Itali, kjo pasi do të ishte më pranë miqve dhe familjes së tij, por rikthimi në Serinë A nuk ishte një obsesion për të, ndërsa Supermario zbuloi edhe dëshirën e tij para se të mbyllë karrierën.

"Nuk kam menduar konkretisht të rikthehem në kampionatin italian këto muaj, por thjesht doja të ndërroja ambient, pasi nuk kisha më motivim për të qëndruar te Nice. Tani jam i përqendruar te Marseille, por do të dojakarrierën ta mbyllja te Brescia”, deklaroi sulmuesi.
Shtuar më 03/02/2019, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori