Balotelli ende pa skuadër, premton se do të nënshkruaj pas disa javësh
Mario Balotelli, ende pa një ekip. Pas ndarjes nga Brescia, sulmuesi nuk ka gjetur akoma një strehim të ri dhe koha po kalon shpejt. Ai po stërvitet, por ndërkohë kampionati ka filluar. Javët e fundit është folur për kalimin e tij te Genova ose Spezia, por nënshkrimi nuk është bërë ende. Megjithatë, Mario është i qetë: “Pas disa javësh do të nënshkruaj, jam i qetë”. Këto janë fjalët e Balos, i cili foli për “Grande Fratello Vip”, për të befasuar vëllanë e tij Enock, që është brenda shtëpisë.

E ardhmja e Balotellit ende duhet të deshifrohet me menaxherin e tij, Mino Raiola, i cili po kërkon një skuadër. Genoa dhe Benevento duket se kanë hequr dorë, ndërsa Spezia ende ëndërron për Balotellin. Pista që të çon jashtë Italisë është gjithashtu e vlefshme, por ende asnjë ekip nuk ka treguar interes të fortë për sulmuesin.
Shtuar më 13/10/2020, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori