Derbi i Merseyside mes
Liverpool dhe Everton po afron dhe në kampion e "The Reds" vijojnë përgatitjet intensive. Në stërvitjen e ditës së sotme personazhi kryesor ka qënë sulmuesi italian Mario
Balotelli.
Ish milanisti, që dje ndryshoi edhe look-un e flokëve, ka qënë autor i një goditjeje dënimi shumë të bukur (anglezët e quajnë "
magnifico", të mrekullueshme) duke mposhtur portierin Mignolet.
Ndaj rivalëve historikë
Balotelli do të kërkojë edhe golin e tij të parë në Premier League me fanellën e
Liverpool.
Liverpool-Everton luhet të shtunën në ora 13:45. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014,
ora 15:02