Balotelli, klas në rrugët e Liverpoolit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mario Balotelli di të tërheqë vëmëndje edhe kur nuk është në fushën e lojës. Sulmuesi italian i Liverpool luajti dje derbin e Merseyside përballë Everton, por edhe pse nuk mundi të shënonte golin e parë në Premier League zgjodhi që në mbrëmje të kryente një shëtitje në rrugët e qytetit.

SuperMario është fotografuar në mbrëmje teksa lëvizte lirshëm mes banorëve të tjerë të Liverpoolit dhe i veshur në një mënyrë shumë të veçantë: pantallona dhe këmishë xhins, një kapele dhe një jelek.

Sigurisht që veprimi i Balotellit tërhoqi vëmëndjen e njerëtve në rrugë por edhe të paparacëve. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori