Balotelli: Më pëlqejnë femrat dhe makinat
Problemi për koret raciste është, por kjo s’do të thotë se Mario Balotelli ka ndryshuar mendim sa i përket kthimit në Itali. Në një intervistë për CNN, sulmuesi kuqezi tregon pasionet e tij.

"Mua më pëlqejnë femrat, çka mendoj se është diçka normale. Gjithashtu më pëlqejnë makinat, ato të shpejtat, dhe nuk shikoj se përse duhet të konsiderohet si një problem kjo gjë. Disa gjëra kanë ndodhur në jetën time. Disa herë unë s’kam pasur fat dhe më pas kanë përfunduar direkt në gazeta. Por, unë nuk shikoj asgjë të veçantë që mund të bëjë që njerëzit të mendojnë se unë jam i keq, apo i çmendur. Jam një djalë normal",rrëfen italiani.

Më pas ai sqaron se është media që në mënyrë të pavërtetë ka publikuar lajme, duke e paraqitur ndryshe nga si është në të vërtetë Balotelli.

"Njerëzit që më njohin me të vërtetë, e dinë se si unë jam. Të tjerët lexojnë gazetat dhe shikojnë TV, por unë jam normal", përfundoi SuperMario. /albeu.com/



Shtuar më 19/05/2013, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori