Nuk kanë qënë kurrë kaq pranë: Mario
Balotelli dhe
Milan, dy rrugë që mund të kryqëzohen deri më 31 janar. Sipas asaj që shkruan sot "La Gazzetta dello Sport", në takimin e fundit në Milano mes Mino Raiolas dhe Adriano Gallianit, kuqezinjtë kanë ofruar 20 milionë euro, të ndara në 6 këste, të cilat mund të bindin Manchester City-n për ta shitur.
Agjenti i SuperMarios do të niset së
shpejti në
Angli ku dhe do ti paraqesë "Citiziens" ofertën e
Milan.
Por shpresëdhënëse janë edhe fjalët e agjentit të FIFA-s, Ernesto Bronzetti, i cili është shprehur: "Brenda 31 janarit
Balotelli do të jetë kuqezi". /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2013,
ora 10:37