Balotelli mund të vishej katalanas
Mario Balotelli, i cili nuk do të jetë në dispozicion për takimin Milan-Barcelona, mund të vinte në ketë sfidë si rival për kuqezinjtë. Sipas gazetës "AS", sulmuesi italian në vitin 2006 ishte duke u provuar në akademinë e katalanasve për një javë. Lojtari i Milanit bëri një paraqitje të shkëlqyer në atë kohë, duke shënuar disa gola në periudhën e provës, por marrëveshja nuk u konkretizua për shkak të kërkesave ekonomike të lojtarit, të cilat u konsideruan tepër të larta nga klubi katalanas.

Barcelona nuk ishte e interesuar të investonte shifra të larta për një lojtar të ri dhe në të njëjtin vit Balotelli kaloi tek akademia e klubit të Interit, ku u afirmua më pas. /albeu.com/



Shtuar më 14/02/2013, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori