Balotelli në shitje, ja kush e zëvëndëson (FOTO LAJM)

Mario Mandzukiç - Bayern Munchen
Mario Balotelli është në shitje. Sipas "Corriere dello Sport", Milani kërkon 30 milionë euro për kartonin e tij, edhe pse nuk bëri një paraqitje të mirë me Italinë në Botërorin e Brazilit.

Dy janë skuadrat më të interesuara për Super-Marion: Liverpool që ka nisur kontaktet me Barcelonën për shitjen e Luis Suarez dhe Monaco që rrezikon të humbasë Radamel Falcaon (shumë pranë Real Madrid).

Por në rast se Balotelli le kuqezinjtë dy janë kandidatët që mund ta zëvëndësojnë: Mario Mandzukiç dhe Leandro Damiao, të cilët sipas asaj që shkruan "Tuttosport", pëlqejnë të luajnë në Serie A. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2014, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori