"Balotelli nuk është i keq, po rritet"
Pengesa e rradhës për Milanin do të jetë Sampdoria. Pas humbjes në Champions League ndaj Atletico Madrid, kuqezinjtë duhet të kthejnë faqe. Megjithatë për teknikun e Milanit Clarenc Seedorf pavaresisht humbjes skuadra e tij tregoi shenja rritjeje përballë spanjollëve dhe ndaj Sampdorias do të kërkojë fitoren.

"Përballja ndaj Atleticos na ka dhënë moral, pavarsisht se humbëm. Kundër Sampdorias do të jetë shumë e vështirë për ne. Nën drejtimin e Mihajloviç ata kanë pasur një rritje të ndjeshme dhe ndaj Romës zhvilluan një ndeshje të mirë. Nëse duam të marim tre pikët duhet të bëjmë të njëjtën paraqitje që bëmë ndaj Atleticos", është shprehur Seedorf.

Sipas revistës Francë Football Balotelli është cilësuar si një nga 10 futbollistët më të këqinj në botë. Por cfarë mendon Seedorf për këtë?

"Më duhet akoma të kuptoj ku është e keqja e Balotellit. Më vjen shumë keq që një revistë prestigjoze meret me të tilla gjëra dhe jo me futbollin e luajtur. Balotelli është një djalë i ëmbël, pozitiv dhe simpatik. Që kur kam ardhur këtu kam parë një rritje të tij në mynyrën se si sillet, dhe jam i lumtur për të", vijoi hollandezi.

Milani në sfidën ndaj Sampdorias do të vuajë mungesën e Mario Balotellit dhe Matia De Sciglio, të cilët janë dëmtuar në takimin e fundit ndaj Atleticos dhe do tu duhet të qëndrojnë jashtë fushave për disa ditë. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2014, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori