Balotelli që tani idhull në "Anfield Road"
Pëlqej
Konfirmimi se mes Mario Balotellit dhe Liverpool-it mund të lindë një histori e madhe vjen nga rezultatet e një sondazhi të organizuar nga klubi anglez. 85% të tifozerisë janë pro blerjes së "SuperMario"-s, që rezulton afrimi i nëntë te të kuqtë në këtë merkato vere. Balotelli u prit me shumë entuziazëm, duke firmosur autografe dhe duke u buzëqeshur fansave të rinj që e shohin si model.

Ish-sulmuesi i Milanit mund ta bëjë më pak të ndjeshëm largimin e Luis Suarez te Barcelona. Ka karakteristikat e duhurura për të lënë mënjanë shumë shpejt kujtimin e uruguaianit. Është një futbollist me shumë talent dhe krahasuar me Suarez ngjall më shumë simpati.

Balotelli ka kaluar me sukses vizitat mjekësore, por është kthyer menjëherë në Itali, për çështje burokratike. Gjithsesi, zyrtarizimi i SuperMarios do të bëhet në ditët e para të javës, ndërsa pritet të debutojë me Liverpool-in më 31 Gusht në “Anfiel Road” ndaj Tottenham.

Trajneri Brednan Rodgers i ka kushtuar shumë rëndësi kontratës së 24-vjeçarit duke vedosur një seri klauzolash. Në rast se SuperMario do të ketë sjellje të pakëndshme jashtë rregullave, atëherë duhet të përballet me gjoba të majme. Por në të njëjtën kohë flitet edhe për një superbonus prej 2 milionë sterlina, nëse djali plangprishës do të ketë një sjellje shembullore. Këto detaje në fakt shpjegojnë edhe ndryshimin e shifrave /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori