Balotelli: Seedorf trajner i madh, Honda fantastik
Sulmuesi i Milan, Mario Balotelli, në një interivistë për "La Gazetta dello Sport", ku ka folur për ardhjen e Clarence Seedorf në krye të kuqezinjëve, Adriano Gallianin dhe blerjen më të fundit Keisuke Honda.

"Jam i lumtur që ka ardhur teknik i ri. Një njeri që ka fituar gjithçka dhe na dëgjon me kujdes. Ka ide të qarta dhe jam i bindur që do marrim rezultate pozitive", është shprehur Mario Balotelli.

Përsa i përket ish teknikut Massimiliano Allegri, Super-Mario u shpreh: "Me atë fituam një kampionat, ishte një tranjer i mir, i uroj suksese në të ardhmen". Galliani? Është më i miri në punën që kryen, asnjë nuk mund ta heqi".

Për kundërshtarin e rradhës në Champions League Balotelli deklaroi: "Atletico Madrid është një skuadër e madhe e drejtuar nga teknik shum i mirë. Do të jetë një sfidë e komplikuar".

Dhe në fund një mendim për Honda-n: "Njeri fantastik dhe lojtar i mirë. Ka të gjitha karakteristikat për të veshur bluzën me nr.10". /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2014, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori