Mario
Balotelli rikthehet sërish në qëndër të vëmëndjes. Sulmuesi i Milan, i cili sapo ka përfunduar dënimin tre-javor të Gjykatës Sportive në Itali, është parë shumë në formë gjatë grumbullimit me kombëtaren italiane në Coverciano. Duke ditur tashmë që Axurrët e kanë prerë biletën për në Botërorin "Brazil 2014" Super-Mario ka
gjetur kohë edhe për
shaka gjatë stërvitjes në vigjilje të sfidës me Danimarkën.
Përpos kësaj
Balotelli është parë shumë i disiplinuar dhe i vendosur gjatë stërvitjes, ndërkohë në pushim është "pushtuar" nga disa tifozë të vegjël, që donin
foto dhe autografe nga ylli italian. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013,
ora 15:43