Balotelli te Brescia, Raffaella Fico hidhet përpjetë nga gëzimi (FOTO LAJM)

Mario Balotelli ka nisur një përvojë të re me Brescia në Serinë A, lëvizje që ka entuziazmuar ish-të dashurën e tij, Raffaella Fico.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për rikthimin e dashurisë, por vajzën e tyre të mitur, Pia. Sipas revistës italiane "Oggi", Raffaella është hedhur përpjetë nga gëzimi, pasi Super Mario mund të jetë më i pranishëm në jetën e vajzës së tyre.

Tashmë marrëdhëniet e futbollistit 27-vjeçar dhe bukuroshes italiane janë më të qetë vetëm për hir të Pias.
Shtuar më 25/08/2019, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori