Balotelli thith helium para se të këndojë "Liverpool, Liverpool" (VIDEO)
Pëlqej
Mario Balotelli mezi po e pret derbin e mesditës së sotme mes Liverpool dhe Everton. Sulmuesi italian ka bërë një video humoristike ku shfaqet duke kënduar për skuadrën nga "Anfield Road", por kësaj here nën efektin e heliumit.

SuperMario, që i kushtoi Liverpoolit 6 milionë sterlina në fundin e merkatos së verës, hollon zërin me një tullumbac heliumi dhe më pas nis të këndojë "Liverpool, Liverpool, Liverpool".

Një miku i tij që ndodhet në makinë nuk e mban dot të qeshurën, ashtu si edhe ish futbollisti i Milanit. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori