Do të jetë padiskutim një prej protagonistëve në çerekfinalen përballë Italisë. Steven Gerrard, kapiteni dhe shpirti i Anglisë, është gati të drejtojë ekipin e tij drejt gjysëmfinaleve të Euro 2012.
Në vigjilje të
ndeshjes së nesërme përballë Axurrëve kapiteni i "Tre Launëve" ka dalë në një prononcim për shtyp ku ka prekur disa prej pikave kyçe të këtij takimi.
BALOTELLI - "Është një futbollist i shkëlqyer. E njohim pasi e kemi studiuar në Premier League, ndaj shpresojmë që të mund të arrijmë ta
ndalim".
HART - "Është një prej portierëve më të mirë në botë. Kemi nevojë për të pasi me siguri gjatë
ndeshjes do të duhet të na ndihmojë".
PIRLO - "Është një prej më të mirëve në rolin e tij, duhet të jemi të kujdesshëm prej lëvizjeve të tij. Por nuk është vetëm ai".
MARCHISIO e DE ROSSI - "Jam i lumtur që kam marrë komplimente nga këta lojtarë. I respektoj pasi janë lojtarë shumë të mirë. De
Rossi shënon dhe është një rrezik konstant. Do të jetë detyra ime dhe e Park ta
ndalim".
Ndeshja Angli-Itali luhet nesër në orën 20.45. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2012,
ora 18:40