Balotelli: Unë nuk jam budalla, ju lutem më respektoni
Mario Baloteli nuk u grumbuallua nga Mancini për dy ndeshjet që Italia kishte në plan për këtë muaj. Trajneri ka thënë se ai nuk ishte gati për momentin se dhe në të ardhmen mund ta thërrasë.

Baloteli duket se nuk e ka zënë vendi dhe ka shëprthyer. "A e keni menduar ndonjëherë se edhe unë mund të refuzojë një ftesë të kombëtares?"- ka thënë Baloteli.

Më pas ai ka thënë: "Një ditë mund të keni nevojë për mua dhe unë do të jem gati siç kam qenë gati gjatë tre viteve të fundit, por më keni nënvlerësuar. Unë nuk jam robot, një epidemi apo një budalla. Shpesh nuk përgjigjem për të evituar polemika dhe tensione të kota".

"Gjithçka e grumbulloj brenda meje, por një ditë mund të shpërthej edhe unë kundër të gjithëve. Ju lutem, më respektoni aq sa edhe unë e respektoj Italinë dhe më pas do të jemi të gjithë së bashku në të njëjtën linjë dhe jo kundër."

Shtuar më 27/03/2019, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori