Balotelli vendos rekord, barazon Ibrahimovic
Sulmuesi problematik Mario Balotelli po kalon një ndër sezonet më të mira të karrierës së tij.

Me ekipin e ri, Nice, po kryeson në “ligën e parë” franceze, duke i dhënë fund dominimit disa vjeçar të PSG-së. Përveç suksesit të klubit, italiani po arrin edhe statistika mjaft të mira personale.

Ai në shtatë ndeshje të luajtura ka shënuar po aq gola, me një mesatare një gol për ndeshje, duke e barazuar rekordin që mbante Ibrahimoviç gjatë sezonit 2012/13.

Gjithsesi duhet parë deri në fund të sezonit, pasi nga një futbollist si Balotelli mund të presës gjithçka.
Shtuar më 01/11/2016, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori