Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Baptista nesër nënshkruan me Romën?
Albeu.com
Futbollisti brazilian i Real Madridit, Julio Baptista, sot ka fluturuar për në kryeqytetin italian ku pritet të nënshkruajë me ekipin e Romës.Sipas mediave spanjolle, të dy ekipet tashmë janë marrë vesh për shumën e transferimit, e cila thuhet të jetë 12 milionë euro.

Marrëveshja duhet të nënshkruhet të hënën pas përfundimit të testeve të obligueshme mjekësore.

Baptista pritet të nënshkruajë marrëveshje 4-vjeçare me pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, me të cilën do të bëhet një prej futbollistëve më të paguar të nënkampionit italian.

Shtuar më 11/08/2008, ora 20:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori