Barcelona dhe Monaco 100 gola, por Reali ka mesataren më të mirë

Barcelona dhe Monako janë të vetmet skuadra në Europë që kanë arritur deri në shifrën e 100 golave të shënuar këtë sezon. Katalanasit e mbërritën këtë nga goli i Alex Vidalit ndaj Bilbaos, ndërsa banorët e Principatës nga rrjeta e Falcaos ndaj Nice-s.

Gjithsesi, është një ekip tjetër që ndonëse ka shënuar më pak, ka mesatare më të mirë gol për ndeshje. Ky është Reali i Madridit që ka realizuar 98 rrjeta, por ka luajtur më pak 90-minutësha.

Madrilenët kanë dalë në fushë 34 herë ndaj 38 të francezëve dhe 36 të Barçës, duke pasur mesataren 2.88 gola për ndeshje. Formacioni i Luis Enrikes është i dyti me 2.77, ndërsa Monako e treta me 2.63 gola për çdo takim.

Treshja e parë është mjaft e shkëputur nga rivalët, pasi Arsenali që është i katërti ka realizuar vetëm 83 herë (2.37 për duel). Bajerni, skuadra e madhe gjermane, nuk po shënon aq shumë nën drejtimin e Ancelottit vetëm 67 gola, veçse ka luajtur më pak, 28 takime, dhe ka mesataren 2.31 gola për ndeshje..

Shtuar më 08/02/2017, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori