Barazim dramatik, Cagliari me 9 futbollistë i merr 1 pik Romës (VIDEO)
Cagliari me nëntë futbollistë ia ka dalë ta ndalë Romën me një barazim dramatik 2-2 edhe pse po humbiste 2-0 pas 85 minutave lojë, të shtunën pasdite në “Sardegna Arena”.

Skuadra e Eusebio Di Francescos kishte dy javë pa fitore pas humbjes befasuese ndaj Udineses dhe barazimit me Interin javën e kaluar, dhe i duhej fitorja ndaj Cagliarit në formë të dobët për të qëndruar në luftë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionavë.

Por, romakët lëshuan fitoren nga dora dhe e humben epërsinë prej dy golave në minutat e fundit të takimit.

minutën e 14' Bryan Cristante theu akullin për vizitorët duke shënuar me një goditje të fuqishme nga një distancë prej 18 metra.

Rreth pesë minuta para fundit të pjesës së parë, Aleksander Kolarov shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit duke e dyfishuar epërsinë.

Artur Ionita ngushtoi rezultatin ndaj Romës në minutën e 44'.

Cagliari mori një goditje të dyfishit brenda dy minutave, kur Luca Ceppitelli dhe Darno Srna u përjashtuan nga loja me kartonë të kuq.

Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për ta rrëzuar për toke Cagliarin. Marco Sau shënoi për 2-2 në minutën e pestë të kohës shtesë.

Pas këtij barazimi Roma renditet në vendin e 7 me 20 pikë, ndërsa Cagliari në vendin e 13 me 16 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 08/12/2018, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori