Barazim në minutat shtesë, Shkëmbi: Lojtarët vazhduan të luanin edhe pas 2-0
Trajneri i Teutës, Blendi Shkëmbi foli pas ndeshjes dramatike ndaj Skëndërbeut, shkruan Albeu.com

Ju mërzit barazimi?

Pas një rezultati 2-0 të barazohesh 2-2 të vjen keq. Kishim mundësi të administronim më mirë rezultatin.
Momenti i golit të dytë të pësuar…
Asnjëherë skam folur për gjyqtarët. Duket që është faull ndaj Traoresë në sulm. Kaq mund të them. Ekipi mund ta kishte administruar më mirë rezultatin.

Skuadra nuk po del në lojën e vetë…Nga vjen ky ngërç?

Sot u munduam të qarkullonim topin. Ndonjëherë ka meritë e kundërshtari që nuk të lë të luash. Edhe fusha nuk është në kondicionin e duhur. Ndryshimet taktike na bënë mirë. Nuk bëmë ndonjë lojë brilante, kishim një kundërshtar të vështirë, pavarësisht rezultateve të fundit.

Detajet e përcaktojë ndeshjen…

Nuk ishte një ndeshje shumë e mirë. Kishte meritë edhe Skënderbeu, që nuk na lejoi të luanim. Ne duhet të ngulmonim më shumë të luanim. Kishim mundësi për të qarkulluar topin më mirë. Ndërrimet e detyruara na bënë që të vuanim, për sa i përket qarkullimit të topit.

Duhet ta kishit mbyllur ndeshjen më parë…

Kishim mundësi për të shënuar golin e tretë për të mbyllur ndeshjen. Tani pas ndeshjes mund të themi shumë gjëra, atje brenda në lojë duhet ti zgjidhësh gjërat me të qindtën e sekondës. Në fushë bëhen edhe gabime. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 19:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori