Barazim shokues ndaj West Ham, ky është reagimi i Mourinhos
Jose Mourinho, trajneri i Tottenham, as që mund ta besonte atë që i ndodhi skuadrës së tij në derbin kundër West Ham United.

Portugezi analizoi atë që i ndodhi në fushë, por më së shumti dëshiron të flasë me futbollistët e tij për atë që u ndodhipjesën e dytë.

"Mendoj se mund ta imagjinoni sa i irrituar jam dhe sa të irrituar janë lojtarë. Ky është futbolli. Është më e lehtë të lavdërosh ata se sa të na kritikosh ne. Për mua është më mirë që të flas me lojtarët dhe të analizoj pjesën e dytë. Nuk është e lehtë të jesh duke humbur 3-0 dhe kur rivali të dominon që ta ruash besimin. E dija që janë një ekip ndryshe nga vjet, por të mos ruash epërsinë e tre golave është një dënim i madh dhe i merituar".

"Ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë apo të fortë që të përballonim 10 minutat e fundit. Ndeshja ishte intensive dhe nuk e kontrolluam atë para mbylljes. Nuk besuam se mund të ndodhte diçka e tillë dhe në fund u ndëshkuam. Ndeshjen e kishim në kontroll, Kane mund të shënonte golin e katërt dhe goditi shtyllën. Më pas Bale mund ta vriste ndeshjen. Kur pësuam golin e parë atyre iu rrit besimi. Djemtë e mi nuk ishin aq të fortë që ta përballonin psikologjikisht. Sekondat e fundit humbëm dy pikë".

"Duhet të jemi më të fortë. Në pjesën e dytë ata rrezikuan shumë, shtynë lart dhe na dhanë shumë hapësira. Duhet të shfrytëzonim një rast për ta fituar ndeshjen. Nuk e di nëse po i ftonim ne ata të vinin në portë, apo vetë ata kishin një motivim ekstra për të hapur ndeshjen. Nuk mund ta them se cili skenar ndodhi, ose ndoshta ndodhën të dy. Flakëm tutje dy pikë", u shpreh Special One.
Shtuar më 19/10/2020, ora 08:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori