Barazimi me Spezian "mbush" drejtuesit e Torinos, shkarkohet trajneri Giampaolon
Barazimi pa gola ndaj Spezias pasditen e djeshme ka rezultuar fatal për trajnerin Marco Giampaolo, i cili është shkarkuar nga stoli i
Torinos,
ndërsa pas thuajse 18 javësh në krye, kohë në të cilën regjistroi rezultate shumë negative.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat sigurojnë se presidenti
Urbano Cairo ka vendosur të shkarkojë Giampaolon dhe se pritet vetëm komunikata zyrtare e klubit torinez.
Skuadra "granata" luajti për thuajse gjithë ndeshjen me një lojtar më tepër ndaj Spezias, por sërish nuk ia doli të fitojë,
ndërsa pas 18 javësh pozicionohet në vendin e 18 dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.
Marco Giampaolo mori drejtimin e
Torinos në verë dhe nënshkroi për dy sezone, por gjatë 18 javëve regjistroi vetëm dy fitore, 7 barazime dhe 9 humbje,
ndërsa në mesjavë e eliminua edhe nga Kupa e Italisë.
Sa i përket pasuesit të rij, në listën e presidentit
Urbano Cairo janë disa emra, si ish
trajneri i Interit Luciano Spalletti apo ish
trajneri i Fiorentinës, Giuseppe Iachini, të cilët janë të papunë dhe janë gati të ulen në pankinën "granata".
Shtuar më 17/01/2021,
ora 13:56