Barazoi në minutat e fundit, Zidane: Do ta kalojmë fazën e grupeve
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij pas barazimit dramatik 2-2 kundër Borussia Monchengladbach.

Gjiganti spanjoll ka vetën 1 pikë nga dy ndeshje dhe renditet e fundit në grup, por Zidane nuk dyshon tek aftësitë e skuadrës së tij për të kaluar fazën e grupeve të Champions Leagues.

"Ky rezultat e tregon karakterin e këtij ekipi. Ne e merituam barazimin dhe mendoj se edhe më shumë se kaq. Më pëlqeu reagimi ynë dhe kjo pikë është e rëndësishme", tha Zidane

"Nuk ka ndeshje të lehta. Nëse luajmë kështu, atëherë do të bëjmë gjëra të mira dhe do të kalojmë grupin", tha Zidane.

Reali po humbiste me dy gola disavantazh deri në minutën e 86-të, kur Karim Benzema dhe Casemiro shënuan në një hapësirë prej 6 minutave për të ndihmuar skuadrën të shmangë humbjen e dytë radhazi në Grupin B.
Shtuar më 28/10/2020, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori