Barazon Barcelona (VIDEO)
Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim në sfidën përballë Atletico Bilbaos në San Mames.

Gol i Ander Herrera në minutën e 90 shmangi humbjen e Athletic Bilbaos përballë Barcelonës. Formacioni blaugrana ishte gati të priste vetëm derbin e Madridit mes Real e Atletic për një festim të mundshëm të titullit kampion. Ishin vendasit ata që shënuan të parët ne minutën e 27 me Laskurain. Pas golit të pësuar trajneri katalanas vendos të hedhë në fushë Lionel Messin i cili barazoi rezultatin në minutën e 68’por vetëm 2 minuta më vonë Sanchez dyfishon rezultatin.

Në fund kur Barça përgatitej për tre pikë, Herrera barazoi për të vulosur rezultatin përfundimtar Bilbao 2:2 Barcelona.

Me ketë barazim Barça shkon në kuotën e 85 pikëve, ndërsa Bilbao ndodhet në vendin e 14 me 37 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2013, ora 23:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori