Barazon Liverpool (VIDEO)
Liverpool ka barazuar me rezultat 2:2 në ndeshjen e zhvilluar në Anfield kundër Leicester duke mos arrit të fitojë më shumë se një pikë.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen, madje pjesën e parë e përmbyllën me epërsi prej 2:0, me dy gola të shënuar nga kapiteni Steven Gerrard, të dyja nga penalltia, në minutat 17 e 40.

Mirëpo, në pjesën e dytë mysafirët ishin më të mirë dhe brenda dy minutave ia dolën të barazojnë rezultatin në 2:2, me golat e shënuar nga David Nugent (58’) dhe Jeffrey Schlupp (60’).
Shtuar më 01/01/2015, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori