Barazon rekordin e Kempes, Zaza bind Venturën për kombëtaren
Simone Zaza bind trajnerin e Kombëtares së Italisë, Gian Piero Ventura, për ta grumbulluar për përballjen e dyfishtë me Suedinë në play off-in e “Rusi 2018”.

Sulmuesi i Valencias po konfirmohet protagonist absolut në La Liga, duke e udhëhequr skuadrën e tij në vendin e dytë pas Barcelonës. Ka realizuar 8 gola në 9 javët e para të kampionatit, i fundit në fitoren e thellë 4-0 ndaj Sevilla-s. Për me tepër, ka barazuar rekordin e argjentinasit Mario Kempes, që rezultonte i huaji i vetëm që kishte shënuar në 5 ndeshje radhazi për Valencian.

Fiton më shumë pikë kandidatura e tij për një vend në përfaqësuese ndaj Balotellit, që duhet të rikuperojë shumë nga marrëdheniet e krisura me pjesën më të madhe të futbollistëve në dhomat e zhveshjes. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2017, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori