Barazon Zvicra
Grupi E ku bën pjesë edhe Shqipëria, Zvicra u befasua nga Islanda, duke barazuar 4:4 dhe kjo ia vështirëson edhe më shumë punën Shqipërisë, e cila pas katër ditësh do të jetë mysafire në Reikjavik.

Zvicra luajti një 90 minutësh të çmendur duke barazuar 4-4 ndaj Islandës në shtëpi edhe pse kryesonte me rezultatin 4-2.

Nordikët kaluan të parët në avantazh, por djemtë e Hitzfeld ruajtën qetësinë duke marrë drejtimin e ndeshjes me dy golat e Lichsteiner dhe një të Schar. Në pjesën e dytë u shënuan edhe plot 4 gola të tjerë ku vendasit përfituan nga një 11-metërsh i ekzekutuar nga Dzemaili, ndërsa ishullorët e prekën rrjetën edhe tre herë të tjera duke kthyer fatin e takimit.

Në anën tjetër Norvegjia ia doli të mposhtë Qipron me rezultatin 2:0.

Djemtë e Egil Olsen duket se kanë rigjetur buzëqeshjen pas atij barazimi në Tiranë duke u ngjitur në kuotën e 11 pikëve. Golin e parë e shënoi Elyonousi në minutën e 44-rt, ndërsa King vulosi fatin e takimit në minutën e 66-të.

Me këtë barazim, Zvicra vazhdon të mbajë kreun me 15 pikë, 4 më shumë se Norvegjia, ndërsa Islanda barazon kombëtaren kuqezi me 10 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 00:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori