Barbara drekon me Inzaghin para derbit
Për Filippo Inzaghin ditët që i paraprijnë derbit janë mjaft të veçanta. Ish-sulmuesi e di fare mirë se po luan një pjesë të shanseve për t’u konfirmuar si trajner i Milanit edhe sezonin që vjen, pasi fitorja në derbi vlen shumë.


Për t’ia arritur këtij qëllimi, SuperPippo duket se ka mbështetjen e plotë të shoqërisë. Dje, në “Milanelo” është paraqitur Barbara Berlusconi. Administratorja e deleguar e Milanit, e cila merret me anën komerciale të klubit, ka preferuar që të drekojë me trajnerin.

Barbara Berluskoni nuk shkelte në qendrën stërvitore të Milanit prej muajsh. Për herë të fundit kur ajo vizitoi ekipin në prag të një sfide të rëndësishme ishte 12 dhjetor 2014, në vigjilje të ndeshjes Milan-Napoli.

Fjalët e Gallianit (i cili tha se fati i trajnerit ende nuk ishte vendosur) dhe gjesti i "Lady B" i kanë dhënë mjaft shpresë Inzaghit, i cili beson më shumë se kurrë te rikonfirmimi edhe për një vit në stolin kuqezi.

Sipas të përditshmes "Leggo", tekniku i Milanit beson se në rast rezultatesh pozitive mund të sigurojë qëndrimin në pankinën e "Djallit" edhe sezonin e ardhshëm. /albeu.com/


Shtuar më 16/04/2015, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori